Harry Kane beson se PSG-ja është më pak favorit kundër Arsenalit në finalen e Ligës së Kampionëve, por parashikon se do të jetë një ndeshje e barabartë në Budapest.
Skuadra e Mikel Artetas siguroi vendin e saj në finalen e Ligës së Kampionëve me një fitore 1-0 në shtëpi ndaj Atletico Madridit, të martën në mbrëmje.
Duke folur pas eliminimit të Bayernit të mërkurën në mbrëmje, Kane u pyet për mendimin e tij për finalen midis Arsenalit dhe PSG, raporton metro.
“Mendoj se është me të vërtetë e barabartë. Dy ekipe krejtësisht të ndryshme në mënyrën se si luajnë, por dy ekipe shumë të forta. Do të jetë një finale interesante, me siguri. Mendoj se PSG, duke qenë kampionët në fuqi, padyshim që ka të drejtë të jetë ndoshta paksa favoritë. Por në përgjithësi mendoj se do të jenë dy ekipe të nivelit të lartë që do të luajnë, do të jetë një ndeshje e barabartë” – tha Kane.“Do të jetë një finale ndryshe. Por Mikel Arteta, ata e bënë shkëlqyeshëm, ata e merituan të shkonin në finale. Ata kanë performuar gjatë gjithë sezonit në një nivel të lartë, ata ishin të pabesueshëm gjatë gjithë sezonit” – tha Enrique.
Tutje, Enrique tregon se dëshirojnë të triumfojnë dhe të bëjnë histori në Paris.
KosovaPress