Kandiq ngre dyshime për një varr masiv në Pasuljanski Livade të Serbisë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kandiq ngre dyshime për një varr masiv në Pasuljanski Livade të Serbisë
Natasha Kandiq
Foto Arkiv
28/06/2026 - 18:58
Linku u kopjua

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka bërë të ditur se në vitin 2008 kishte informuar ministrin e atëhershëm serb të Mbrojtjes, Dragan Shutanovac, për dyshimet mbi ekzistencën e një varri masiv në zonën ushtarake të Pasuljanski Livade.

Në një postim në rrjetin social X, Kandiq shkruan se tema e një varri masiv të mundshëm ishte pjesë e takimit të saj me ministrin Shutanovac, përcjell KosovaPress.

"Një varr masiv i mundshëm në Pasuljanski Livade ishte tema e takimit tim me Ministrin serb të Mbrojtjes, Dragan Shutanovec, në vitin 2008. E informova se kisha folur me një person që pretendonte të kishte qenë shoferi i kamionit frigoriferik që ai përdori për të transportuar trupat nga Kosova në bazën ushtarake në Pasuljanski Livade. Ai kërkoi para për më shumë informacion. Ai nuk më telefonoi më kurrë. Unë menjëherë e informova Ministrin Šutanovac. As ai nuk më u përgjigj kurrë", ka shkruar Kandiq.

Deklarata e saj vjen në kohën kur çështja e varrezave masive dhe e personave të zhdukur nga lufta në Kosovë vazhdon të mbetet një nga temat më të ndjeshme në procesin e ballafaqimit me të kaluarën dhe dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas raporteve të institucioneve të Kosovës, rreth 1,600 persona ende janë të zhdukur nga lufta e fundit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026