Kandidati për deputet Besim Mulaj: Krejt Kosova me LDK
Artikull i Sponsorizuar - – Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 2 min.
Kandidati për deputet Besim Mulaj: Krejt Kosova me LDK
1 orë më parë
Linku u kopjua

Kandidati për deputet Besim Mulaj ka marrë pjesë në hapje të fushatës së LDK-së sonte në Prishtinë për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai me këtë rast ka takuar aktivistë dhe mbështetës të shumtë të kësaj partie.

“Angazhimi i tyre është shembulli më i mirë i forcës sonë kolektive. 9 shkurti 2025 është dita kur qytetarët e Kosovës do të votojnë për të ardhmen, për vizionin, dhe për LDK-në! Fitorja është e jona”, ka shkruar Mulaj në Facebook.

Mulaj ka thënë se kandidatët e LDK-së prezantuan një skenë që reflektonte unitet, shpresë dhe guxim për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën.

“Lideri ynë, Dr. Lumir Abdixhiku, mbajti një fjalim të fuqishëm dhe frymëzues që preku zemrat e çdo votuesi, duke i thirrur ata për të qenë pjesë e këtij ndryshimi historik.”

Muaj thotë se ishte një kënaqësi e veçantë të takonte shumë aktivistë të përkushtuar dhe mbështetës të jashtëzakonshëm, të cilët me pasion dhe dashuri ndaj LDK-së po japin gjithçka për këtë fushatë dhe se angazhimi i tyre është shembulli më i mirë i forcës kolektive të kësaj partie.

“9 shkurti 2025 është dita kur qytetarët e Kosovës do të votojnë për të ardhmen, për vizionin, dhe për LDK-në! Fitorja është e jona! Bëhu ndryshimi, sepse pa besim s'ka ndryshim! #ldk #BëhuNdryshimi #124 #79”, ka shkruar Mulaj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025