Kanadaja njofton ndihmën e re me armë për Ukrainën
Lexohet për: 2 min.
Ukraina
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kanadaja është shmangur të japë detaje ndërkohë që ka njoftuar një dërgesë të re më armë për Ukrainën e cila përgatitet për një sulm të ri rus.

Ministrja kanadeze e Mbrojtjes, Anita Anand në një deklaratë për mediat tha se “Ukrainës i kemi dërguar një sërë obusësh të llojit M-777”. Lidhur me këtë ajo nuk ka hyrë në detajet për numrin e tyre dhe municionet e dhëna.

Anand ka nënvizuar se ndihma me armë për Ukrainën është realizuar “bashkë me aleatët e SHBA-së”.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau në fillim të javës foli rreth një plani për të dërguar ndihmë për Ukrainën të cilin ai e emërtoi si “artileri të rëndë”, por nuk dha asnjë detaj se çfarë do të dhuronte ushtria e Kanadasë.

Ditën e mërkurë, në një pyetjeje lidhur me këtë temë, Trudeau u përgjigj: “Nuk mund të jap detaje se çfarë do t’u japim atyre dhe si do ta dërgojmë këtë”.

Kanali i lajmeve CBS, bazuar në informacionin e siguruar nga një burim për të cilin nuk ndan emrin e tij, ka pretenduar se Kanadaja i ka dërguar Ukrainës 4 artileri fushore dhe se nuk dihet numri i municioneve në dërgimin e armëve.

Kanadaja pak kohë më parë ka dërguar në Ukrainë disa nga stoqet e saj të vjetruara të armëve anti-tank Carl Gustaf ndërsa ministria e Mbrojtjes kishte vënë në dukje se për ukrainasit kanë siguruar “një numër të konsiderueshëm raketash kundër autoblindave” të cilët ata kishin kërkuar./ATSH-AA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025