Të paktën pesë njerëz kanë vdekur dhe rreth 900.000 shtëpi në Kanadanë jugore mbetën pa energji elektrike kur një stuhi e fortë goditi provincat e Ontarios dhe Quebec të shtunën.
Katër persona kanë humbur jetën në Ontario kur pemët ranë mbi ta, ndërsa një grua vdiq në Quebec kur një varkë u përmbys në lumin Otava, raporton BBC.
Sipas kompanisë së energjisë elektrike, e cila mbulon Ontarion, nevojiten disa ditë për të rinovuar furnizimin me energji elektrike në çdo shtëpi.
Kompania “Hydro Quebec” shton se 550 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike dhe se 400 mijë prej tyre ende sot në orën 10:00 me orën lokale nuk kanë pasur energji elektrike.
Storm coming... @CityofPickering #Ontario #Canada #OnStorm @weathernetwork @StormHourMedia @StormHourMark pic.twitter.com/0wxP5aEfTW
— Marion (@Bondeyes22) May 21, 2022