Kampioni i Evropës drejt Milanit
Lexohet për: 2 min.
Spanja
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Alvaro Morata ngriti në qiell trofeun e EURO 2024 për Spanjën, por të martën ai pritet t'i nënshtrohet testeve mjekësore për transferimin në Milano. Sulmuesi mbush 32 vjeç në tetor dhe ishte kapiteni i skuadrës që mundi Anglinë 2-1 në finalen e “Olympiastadion” të Berlinit të dielën.

Duke folur për “RAI Sport” pas ndeshjes, ai u pyet nëse do të jetë në Itali sezonin e ardhshëm.

“Më lejoni të shijoj fillimisht këtë trofe, pastaj do të shkoj me pushime me familjen time. Do ta shohim", theksoi Morata, përcjellë KosovaPress. Ai pritet të largohet nga Atletico Madrid këtë verë, veçanërisht pasi ai ka një klauzolë lirimi të vendosur në 13 milionë euro për klubet jashtë Spanjës.

Ndërsa Juventus dhe Al-Qadsiah FC kishin shfaqur interes, burime të shumta janë të bindur se Morata ka dhënë fjalën e tij për t'u bashkuar me Milanin. Ai do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me vlerë 5.5 milionë euro në sezon dhe ishte i bindur që ta bënte këtë lëvizje nga Zlatan Ibrahimovic.

Çuditërisht, Ibrahimovic dhe drejtori i Milanit, Geoffrey Moncada ishin në tribunat në Berlin për të parë Morata-n duke ngritur trofeun.

Sipas kryesore në Itali,  testet mjekësore janë rezervuar në Madrid të martën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024