SBAShK: Pa fije turpi flasin për rritje pagash por rritja ishte 28 euro
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Sbashku
12 orë më parë
Linku u kopjua

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka uruar të gjithë mësimdhënësit përfundimin e këtij viti, duke uruar se viti që vjen mos të jetë pa asnjë lajm të mirë nga Qeveria e Kosovës.

SBAShK thotë se është kjo koha edhe kur bëjmë vlerësime duke u kthyer nga janari e deri të ky muaji dhjetor, dhe fatkeqësisht vërehet se shkoi edhe viti 2024 dhe nuk kanë marrë asnjë lajm të mirë nga Qeveria.

“U angazhuam dhe bashkërisht dërguam shumë shkresa te Qeveria dhe MASHTI duke përmendur kërkesat legjitime të anëtarësisë, por le që nuk u realizua as edhe njëra, por Qeveria Kurti e në veçanti Nagavci as nuk deshti të dëgjojë për to dhe i iku vazhdimisht dialogut me SBASHK-un sepse e dinte se ne kemi fakte e argumente e ajo vetëm fjalë boshe e asgjë tjetër. Dalin e pa fije turpi flasin për rritje të dukshme pagash, por rritja ishte vetëm 28 euro  teksa në Shqipëri kjo ngritje pagash është me qindra euro për vitin 2024.  Iu drejtuam me kohë Ministres për të bashkëbiseduar e negociuar Kontratën e re Kolektive, por ajo i iku dialogut dhe obligimit të saj për negocim me të vetmin qëllim që t’ju lë pa Kontratën Kolektive, që është bazë e fortë e ruajtjes së të drejtave tuaja të punës. Kërkuam kushte të mira pune, por Qeveria ju la të zhvilloni betejën për dije me shkumës e shpuzë, pra me kushte pune të shekujve të kaluar. Ju mblodhët 20.606  nënshkrime për nismën qytetare me kërkesën legjitime që t’u kthehet e drejta e fituar e që vitet e 90-ta të rinumëroheshin si vite kontributdhënëse. Kryetari i Parlamentit Glauk Konjufca na priti me buzëqeshje e na përgëzoi për këtë iniciativë duke premtuar se do të mundohet që kjo të dal sa më shpejt para deputetëve, por Qeveria doli edhe kundër kësaj iniciative dhe ajo këtë vit nuk arriti fare të deputetët për ta votuar dhe vazhdon realiteti i hidhur që vitet e 90-ta nuk iu pranohen punëtorëve arsimorë si kontributdhënëse”, thuhet në reagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024