Kamala Harris shpall fitoren e Donald Trumpit në zgjedhje e 5 nëntorit
Bota
Lexohet për: 1 min.
kamalaa
2 javë më parë
Linku u kopjua

Kamala Harris ka shpallur fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale, pas certifikimit të rezultatit nga Kongresi.

“Gjendja e votës për presidentin e Shteteve të Bashkuara, siç i është dorëzuar presidentit të Senatit, është si vijon: numri i plotë i zgjedhësve të caktuar për të votuar për presidentin e Shteteve të Bashkuara është 538. Brenda këtij numri të plotë, shumica është 270. Votat për president të Shteteve të Bashkuara janë si më poshtë: Donald J Trump i shtetit të Floridës ka marrë 312 vota”, tha Harris.

Pas fjalës së saj, duartrokitje të forta shpërthyen nga republikanët. Më pas Harris vijoi fjalën duke njoftuar edhe votat që mori ajo vetë në këtë përballje me Trump, përcjell Tch.

“Kamala D Harris e shtetit të Kalifornisë ka marrë 226 vota,” tha ajo më pas, duke nxitur brohoritje nga demokratët.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025