Kafe me stomakun bosh? Ja çfarë i ndodh trupit tuaj gjatë gjithë ditës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kafe me stomakun bosh? Ja çfarë i ndodh trupit tuaj gjatë gjithë ditës
Cafee
Foto Ilustruese
03/05/2026 - 22:10
Linku u kopjua

Shumë njerëz e nisin ditën me një filxhan kafe me stomakun bosh, por kjo nuk është gjithmonë zgjedhja më e mirë për organizmin.

Sipas informacioneve mbi efektet e kafesë, konsumimi i saj pa ngrënë më parë mund të rrisë aciditetin në stomak. Kjo shpesh sjell ndjesi urthi, fryrje dhe shqetësime gjatë ditës.

Me kalimin e kohës, te disa persona mund të përkeqësohen edhe problemet e stomakut.

Gjithashtu, kafeja e pirë me stomakun bosh mund të ndikojë në ndjesinë e stresit.

Kafeina stimulon organizmin dhe, kur nuk shoqërohet me ushqim, efekti i saj mund të ndihet më fort.

Ekspertët shpjegojnë se ushqimi ndihmon në balancimin e këtij efekti, duke e bërë trupin më të qëndrueshëm dhe më pak të ndjeshëm ndaj luhatjeve të energjisë dhe humorit, transmeton Oranews.

Në përgjithësi, rekomandohet që kafeja të mos pihet menjëherë pa ngrënë më parë, për të shmangur ndikimet negative në stomak dhe në organizëm.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026