Gjest i madh i një kafeneje në Prishtinë: Kafe falas për tifozët turq
5-Fifth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Gjest i madh i një kafeneje në Prishtinë: Kafe falas për tifozët turq
New Project (56)
31/03/2026 - 15:25
Linku u kopjua

Përtej rivalitetit në fushë, Prishtina po tregon sonte fytyrën e saj më të bukur të mikpritjes.

Një kafene në kryeqytet ka vendosur të nderojë tifozët turq me një gjest që ka prekur zemrat e të gjithëve: kafe dhe çaj falas për çdo mbështetës të Turqisë.

Në pankartën e vendosur në hyrje të lokalit, shkruhet në anglisht dhe turqisht një mesazh fuqishëm:

"Sot rivalë, por gjithmonë miq! Kafe dhe çaj falas për të gjithë fansat turq. Ju keni paguar në vitin 1999 – sot nuk na detyroheni asgjë!"

Ky veprim simbolik është një shenjë mirënjohjeje për mbështetjen që Turqia i dha popullit të Kosovës gjatë kohës së luftës. Ndërsa stadiumi "Fadil Vokrri" pret fillimin e ndeshjes historike, rrugët e Prishtinës po dëshmojnë se futbolli është më shumë se një lojë – është një urë lidhëse mes miqsh të vjetër.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026