Kadyrov thotë se armiku i vërtetë i Rusisë nuk është Ukraina
Lexohet për: 1 min.
u54u54
2 vite më parë
Linku u kopjua

Udhëheqësi i Republikës Çeçene, Ramzan Kadyrov, tha se Rusia nuk është kundër Ukrainës, por NATO-s.

“Sot nuk po luftojmë kundër Ukrainës, po luftojmë kundër NATO-s. NATO po i armatos ata, Perëndimi po i armatos, mercenarët e tyre janë atje," ka thënë Kadyrov gjatë fjalimit të tij në maratonën edukative “Horizontet e reja” të shoqërisë “Dituria”, sipas mediave ruse.

Kadyrov tha më herët se agresioni, ose siç e quan ai - një “operacion special” në Ukrainë, po shkon sipas planit. Në fjalimin e tij, Kadyrov tha gjithashtu se kancelari gjerman Olaf Scholz "po sillet në mënyrë skizofrenike" dhe natyrisht ai nuk ka anashkaluar komentin për lëvizjet e Biden.

“Presidenti amerikan Joe Biden po i dikton Perëndimit, megjithëse ai nuk kupton asgjë”, tha ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025