Kadriaj për tërheqjen nga Trusti: Ne e përkrahim sërish, nuk pres reflektim nga qeveria
Lexohet për: 1 min.
time-kadrijaj-160422
1 vit më parë
Linku u kopjua

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, thotë se janë pro tërheqjes së një përqindjeje të caktuar nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

Kadriaj tha se nuk pret që të ketë reflektim nga pozita që të votojnë pro kësaj tërheqjeje.

“Duke parë atë që ndodhi sot, nesër nuk shoh ndonjë reflektim të deputetëve dhe mazhorancës në përjashtim të disa deputetëve pasi siç dihet për të kaluar një projektligj nevojiten 60 vota dhe 30 të votojnë për dhe në këtë rast nuk po pres që ka ndonjë reflektim”.

Kadriaj, mes tjerash, tha se këto para janë të qytetarëve dhe jo të qeverisë për atë është e drejtë e tyre e tërheqjes ose jo.

“Ne si AAK e kemi përkrahur edhe herën e kaluar ani se nuk ka kaluar dhe do ta përkrahim prapë. Këto para nuk janë të qeverisë por janë të qytetarëve dhe është e drejtë e tyre që të vendosin se si t’i hargjojnë këto para” tha Kadriaj./Klan Kosova

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025