Kadetët e rinj të FSK-së: Të lumtur e të priveligjuar që do t’i shërbejmë shtetit
Lexohet për: 2 min.
kadetet-2
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sot, diplomoi gjenerata 2023 e kadetëve të Qendrës për Studime Universitare, duke i shtuar Forcës së Sigurisë së Kosovës edhe 15 oficerë të rinj.  Pas përfundimit të ceremonisë, kadetët e rinj të FSK-së thanë se janë krenarë dhe të lumtur që veshën uniformën e shtetit.

Ata për KosovaPress u shprehën të vendosur që do t’i shërbejnë shtetit në të gjitha format me nder dhe devotshmëri. Ndërkohë, familjarët e thanë se u ndien të emocionuar, por edhe krenarë që bijtë e tyre do t’i shërbejnë Kosovës.

I diplomuari Altin Begaj tha se vendimi që t’i bashkohet FSK-së ka qenë vendimi i tij më i mirë në jetë.

Ai tha se  diplomimi në akademinë ushtarake të Kosovës ka qenë gjithmonë qëllim parësor i tij dhe se sot është shumë i lumtur.

Ndërsa, Çlirim Gërguri tha se ndihet krenar që do t’i shërbejë atdheut, derisa tha se ëndrra iu bë realitet.

Ndërkaq, e diplomuara Ermonda  Mehaj u shpreh për KosovaPress se ndihet e nderuar që vesh uniformën e FSK-së. Ajo tha se ka synim që vendit t’i shërbejë në formën më të mirë.

Ndërkohë, familjarët e kadetëve të rinj theksuan se të rinjtë i kanë përkrahur në zgjedhjen e profesionit të tyre dhe sot ndihen shumë krenarë që ata kanë realizuar ëndrrat e tyre.

Njëra nga familjaret e kadetëve të rinjë, Lumnije Kryeziu tha ndihet me krenare me djalin e saj, i cili e arriti qëllimin e tij.

Edhe Rexhep Gërguri, gjyshi i njërit nga kadetët e FSK-së u shpreh krenar për nipin e tij që sot diplomoi.

Ndërkaq, Arbias Begaj tha se ndihet krenar me vëllain e tij. Ai u shpreh për KosovaPress se do ta mbështesin gjithmonë të vëllain.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Ndryshe, 15 kadetë sot iu shtuan Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ata diplomuan nga Qendra e Studimeve Universitare, kur për katër vite radhazi janë përgatitur për t’i shërbyer vendit./A.Drenica

https://kosovapress.com/admin/kurti-nuk-e-forcojme-ushtrine-per-te-sulmuar-te-tjeret-por-per-te-mbrojtur-vetveten/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024