Kaçanik, paraburgim ndaj burrit që ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij
Lexohet për: 2 min.
para-1-e1633521087134-1
2 vite më parë
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Ferizaj, sot ka informuar se është caktuar 1 muaj paraburgim ndaj në personi për veprën penale “Dhuna në familje”.

Siç ka informuar gjykata, i pandehuri B.M., më 8 dhjetor, në një fshat të Kaçanikut, në shtëpinë e tyre të përbashkët, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe në vazhdimësi ka kryer dhunë psikologjike ndaj saj, si dhe dhunë fizike.

“Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.M., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhuna në familje nga neni 248 paragrafi 3 nën paragrafi 3.1 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit të Përgjithshëm, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri B.M., më 8 dhjetor 2022 në një fshat të Komunës së Kaçanikut, saktësisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj të dëmtuarës – bashkëshortes së tij Z.M., si dhe në vazhdimësi ka kryer dhunë psikologjike ndaj saj, si dhe dhunë fizike, në atë mënyrë që në ditën kritike pas një mosmarrëveshje ndërmjet tyre, i pandehuri kishte kërkuar që e njëjta të largohet nga shtëpia. Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditëve.”, është bërë e ditur në komunikatë.

Me këtë rast, palët janë njoftuar se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025