Lionel Messi është padyshim ndër futbollistët më të mirë e më të dashur në gjithë historinë e futbollit. Argjentinasi është idhull i shumë atletëve gjithandej nëpër botë.
Por, shqiptarët tashmë kanë Mesin e tyre. Bëhet fjalë për atletin Lionel Mesi i cili vjen nga Shkodra dhe e bartë këtë emër me shumë krenari. Madje ai doli i pari edhe në garën “Kosova në lëvizje” në kategorinë e juniorëve.
“Unë quhem Lionel Messi, vijë nga Tirana në Shqipëri, kam ardhur në Kosovë për ta bërë garën Decathlon dhe dola në vend të parë. Duke qenë se unë jam me origjiinë nga Shkodra, e kemi mbiemrin Mesi dhe në vitin 2009 kur linda babi ma vendosi emrin Lionel”, bën të ditur fillimisht Mesi
Ai nuk ka asnjë dyshim se Leo Messi është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, madje edhe më i mirë se Cristiano Ronaldo.“Është në fakt pak presion, kërkohet më shumë prej emrit. Të gjithë mendojnë se Lionel Messi kush e di se çfarë futbollistit ose atleti. Është një shtytje edhe për mua që të bëhem një atlet sa më i mirë”, theksoi Mesi.
E për emrin e djalit, babai i tij, Bledari tregon se kishte vendosur para se ai të vinte në jetë.
“Jo, absolutisht, ishte shumë e bukur. Të gjithë e pëlqenin. Faktikisht, ai deri para një muaji ishte pjesë e futbollit, ku ishte më bukur edhe më mirë, por e rëndësishme është të jetë pjesë e sportit. Ishte shumë mirë me futboll, pati një ngërç të vogël në kuptimin që te Tirana nuk i eci siç duhet dhe e mendoi vet ai këtë pjesë që ta lë për momentin ”, theksoi Mesi.