Juventusi në bisedime të avancuara me Armando Brojën
Lexohet për: 1 min.
5-Juventus
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Sipas “Tuttosport”, Juventusi ka vënë syrin te sulmuesi i Chelseat, Armando Broja, i cili shihet si një zëvendësues ideal për Arkadiusz Milik.

Juventusi është i interesuar për sulmuesin e Chelseat, Broja, por do ta merrte yllin shqiptar në formë huazimi vetëm për një sezon, raporton KosovaPress.

Milik është një nga lojtarët jashtë projektit të Mottas, kështu që polaku është hedhur në treg. Sipas “Tuttosport”, skuadra turke Besiktas është e interesuar për ish-yllin e Napolit, dhe Broja shihet si një nga zëvendësuesit e tij të mundshëm në Torino.

Thuhet se Juventusi është në bisedime të avancuara me Brojën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025