Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes Benficas dhe Juventusit, e vlefshme kjo për xhiron e pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Fitorja sot për “Zonjën e Vjetër” do të jetë çështje “jetë ose vdekje”, ku në rast dështimi ndaj Benficas do të rrezikonte seriozisht rënien nga Liga e Kampionëve në Ligën e Evropës.
Momentalisht, pesë pikë i ndajnë këto dy skuadra në Grupin H, ku Benfica zë vendin e dytë në kuotën e tetë pikëve, krahas Juventusit që renditet i treti me vetëm tre pikë të arkëtuara.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Benfican nuk do të paraqiten Draxler dhe Morato, kurse te Juventusi mungojnë Ake, Bremer, Chiesa, De Sciglio, Di Maria, Kaio Jorge, Paredees, Peeters dhe Pogba.
Benfica (4-2-3-1): Vlachodimos; Grimaldo, Otamendi, Silva, Bah; Fernandez, Florentino; Aursnes, Joao Mario, Rafa Silva; Ramos
Juventus (3-5-2): Szczesny; Danilo, Bonucci, Gatti; Cuadrado, McKennie, Locatelli, Rabiot, Kostic; Vlahovic, Kean