Juventusi jep lajmin zyrtar që nuk i konvenon aspak Zhegrovës
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Juventusi jep lajmin zyrtar që nuk i konvenon aspak Zhegrovës
luciano spalletti
10/04/2026 - 15:25
Linku u kopjua

Juventusi ka bërë zyrtare vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Luciano Spalletti, i cili ka nënshkruar kontratë të re që e mban në stolin bardhezi deri më 30 qershor të vitit 2028, lajm ky aspak i mirë për reprezentuesin kosovar Edon Zhegrova pasi trajneri italian nuk po i jep hapësirë atij në fushë.

Klubi torinez e konsideron këtë marrëveshje si një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një projekti afatgjatë. Spalletti, i ardhur në krye të ekipit në vitin 2025, ka arritur të bindë drejtuesit me përmirësimin e performancës dhe vizionin e tij taktik për skuadrën.

“Që kur Luciano iu bashkua familjes sonë të madhe të Juventusit, ai ka pasur një ndikim të menjëhershëm dhe shumë pozitiv te lojtarët tanë, te i gjithë Klubi dhe te i gjithë komuniteti Bianconeri. Të gjithëve iu bë menjëherë e qartë se Luciano ishte personi i duhur për ta udhëhequr ekipin në rrugën e rritjes” - tha Damien Comolli, CEO i Juventusit.

Kontrata e re e lidh Spallettin me Juventusin deri në fund të sezonit 2027/28.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026