Juventusi i afrohet Interit, mposht Frosinonen
Sport
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjiganti italian, Juventus i është rikthyer fitores në Serie A, pas barazimit 1:1 në xhiron e fundit me Genoan, duke e mposhtur sot skuadrën e Frosinones.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Benito Stirpe”, Juventusi e ka mposhtur si mysafirë Frosinonen me rezultat të ngushtë 2:1, raporton KosovaPress.

Një gol i Kenan Yildiz në minutën e 12’ dhe një i Vlahovic në minutën e 81’ i siguruan Juventusit sot fitoren, kurse golin e nderit te vendasit e shënoi Jaime Baez në minutën e 51’.

Me këtë fitore, Juventusi ngjitet në kuotën e 40 pikëve në vendin e dytë, një larg Interit që zë vendin e parë.

Në anën tjetër, Frosinone renditet e 14-ta me 19 pikë arkëtuara.

Rezultati final, 2:1 në favor të Juventusit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024