Gjiganti italian Juventus nuk mund të përballojë pagën e mesfushorit francez Paul Pogba, dhe si duket do të largohet nga gara për të siguruar shërbimet e yllit të Manchester United, raporton “Calciomercato”.
Kontrata aktuale e Pogbas mes United përfundon në fund të këtij sezoni, dhe pritet të largohet nga “Old Trafford” si lojtar i lirë, përcjell KosovaPress.
Por, tani rikthimi i tij te Juventusi si duket është i pamundur, pasi që krerët e “Zonjës së Vjetër” po refuzojnë të paguajnë pagën aktuale të Pogbas.
Pogba përfiton plot 15 milionë euro në sezon në “Old Trafford”, por Juventusi është i gatshëm që t’i ofrojë atij një pagë prej tetë milionë eurosh në vit, ndërsa raportohet se ylli francez mund të ketë edhe oferta të tjera nga Paris Saint-Germain dhe Real Madridi.