Joshua-Usyk: "Unë jam mbreti i rikthimit," thotë boksieri anglez
Lexohet për: 2 min.
10-Joshua VS Usyk
2 vite më parë
Linku u kopjua

Anthony Joshua u përball me Oleksandr Usyk për herë të parë që nga humbja e titullit të peshave të rënda vitin e kaluar, kur të dy boksierët u takuan në një konferencë shtypi sot për të njoftuar revanshin e tyre më 20 gusht në Arabinë Saudite.

Dy luftëtarët u ngjitën së bashku në skenë, ku takimi i tyre sy më sy zgjati më shumë seç ishte pritur, pasi që asnjëri nga boksierët nuk dëshironte të largonte sytë e tij nga tjetri, përcjell KosovaPress.

Usyk e mposhti Joshuan pas 12 raundeve në shtator të vitit të kaluar në stadiumin e Tottenham Hotspur në Londër, për t'i dhënë anglezit një humbje unanime dhe humbjen e dytë në karrierën e tij profesionale.

Asnjëri nuk ka boksuar që atëherë, por ata do të luftojnë një revansh këtë verë në Arabinë Saudite me Joshuan nën presion për të rimarrë titujt e bashkuar të peshave të rënda WBO, WBA dhe IBF dhe për të rimarrë titullin e tij të kampionit në divizion.

Por britaniku është i bindur se ka mësuar nga lufta e tyre e parë dhe do të bëjë ndryshimet e nevojshme për të fituar herën e dytë.

“Do Zoti dhe do të performoj e do të bëhem tre herë kampion i botës në peshën e rëndë. Gjëja më e mirë është se kam një shans të dytë. Çfarë më shtyu në boks në radhë të parë, kur isha i ri, hasja pak telashe herë pas here dhe u bekova me një shans të dytë dhe gjeta boksin. Dhe e mora me të dyja duart. Pra, nëse më njihni mua dhe shumë nga historia ime, e dini se unë jam mbreti i rikthimit”, tha Joshua.

Të dy Joshua dhe Usyk fituan medalje të arta në Lojërat Olimpike 2012 në Londër. Usyk i Ukrainës vazhdoi të bëhej kampion i padiskutueshëm në peshat e lehta.

Krahas Joshuas ai dëshmoi se mund të përballonte një peshë të rëndë dhe tani konsiderohet një nga boksierët më të mirë në botë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024