Joshua kërcënon rivalin potencial të tij: Do ta mposhtja që në raundin e parë
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ish-kampioni i botës në dy divizione, Anthony Joshua ka lëshuar një paralajmërim të fortë në lidhje me një luftë të mundshme me shokun e tij olimpik Joe Joyce.

Joshua u ndal me një humbje në karrierën e tij kur u mposht pas dymbëdhjetë raundeve në shtatorin e kaluar, në përballjen e tij me Oleksandr Usyk në stadiumin Tottenhamit.

Ylli britanik synonte të rimerrte titujt në WBO, IBF, ËWBA dhe IBO duke u përballur me Usyk në një rimeç të kontraktuar, por ky skenar tani është në pritje pasi Usyk është kthyer në atdheun e tij në Ukrainë për të ndihmuar në rezistencën ushtarake kundër sulmit në vazhdim nga Rusia, transmeton KosovaPress.

Joyce zhvilloi një luftë në korrik të vitit të kaluar, kur ai ndali sfiduesin e titullit botëror Carlos Takam pas gjashtë raundeve në “Wembley Arena”.

Në lidhje me këtë ballafaqim Joshua shfrytëzoi rrjetet sociale për t'iu përgjigjur ndaj Joyce. Sipas Joshua-s, ai që ta mposhtë Joucen që në raundin e parë.

"Unë boksova Otto Wallin dhe Joe Joyce po ashtu. Këtë të fundit e mposhta që në raundin e parë. Do ta bëja të njëjtën gjë sot! Nuk ka ndryshuar asgjë”, tha Joshua.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025