Jose Mourinho si duket ka kritikuar ish-klubin e tij, Chelsean për shpenzimet e fundit në merkato, dhe thotë se klubi i tij aktual, Roma nuk është në gjendje të garojë në tregun e transferimeve.
Chelsea ka shpenzuar deri tani afro 450 milionë euro në transferime, që prej muajit maj kur Todd Boehly morri nën pronësi klubin, raporton KosovaPress.
Kalimi i Mudryk në “Stamford Bridge” përfshin një pagesë të sigurt në regjionin e 70 milionë eurove, ndërsa 30 milionë euro të tjera do të jenë të lidhura me paraqitjet e lojtarit në formë të bonuseve.
Mourinho ishte njëri nga trajnerët e parë që e ka shijuar shpenzimin e madh te Chelsea, pasi që e morri drejtimin e klubit nga Cluadio Ranieri në vitin 2004.
Tani në krye të AS Romas në Serie A, Mourinho nuk i ka të njëjtat burime në dispozicion kur bëhet fjalë për shpenzimin e parave, dhe ai me pafytyrësi tha se duhet të gjejë mënyra alternative për të grumbulluar skuadrën e tij, në vend që thjesht të hedhë para për një problem.
"Kam punuar në klube me ato lloj fondesh, praktikisht të pakufishme", tha Mourinho.
Roma e Mourinhos po kalon këtë sezon nëpër një formë të mirë, ku ka arritur të fitojë 10 nga 18 ndeshjet e zhvilluara deri tani, por zë vendin e shtatë në tabelë pas skuadrave në formë si Napoli, Milan, Juventus, Inter, Lazio dhe Atalanta.
Po ashtu, Roma gjendet edhe në Ligën e Evropës, ku do të zhvillojë ndeshje në fazën e eliminimit direkt me Red Bull Salzburgun.