“Jetimët” që shuajnë zjarret
Lexohet për: 3 min.
zjarrfiksat-141223
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Zjarrfikësit në vendet perëndimore janë heronj, e për këtë arsye edhe shumë qytetarë i bashkohen në mënyrë vullnetare. Megjithatë, të jesh zjarrfikës në Kosovë, është puna sa e rrezikshme, aq edhe sfiduese.

Pa status, pa institucion që i merr nën menaxhim, pa sigurim shëndetësor, pa vlerësim të rrezikshmërinë në punë, pa kontrolle sistematike shëndetësore dhe me mungesë të stafit e pajisjeve për shuarjen e zjarrit, ata luten që të mos ketë zjarre të mëdha, pasi s’kanë kapacitete për t’i vënë nën kontroll.

Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka, në një intervistë për KosovaPress, tregon për gjendjen e zjarrfikësve, numrin e vogël të tyre, mungesën e pajisjeve dhe sfidat për të kryer këtë punë të shenjët.

“Shërbimi i zjarrfikësve të shpëtimit në Kosovë është duke u ballafaquar me një mori problemesh vite me radhë, probleme të akumuluara, prandaj edhe ne si sindikalist e kemi  mjaft të vështirë, pasi që pakënaqësitë shtohen te anëtarësia, ata kërkojnë në vazhdimësi, ne jemi artikulares të zërit të tyre kur kemi probleme,  kemi pasqyruar gjendjen në përgjithësi për interesat edhe të shtetit edhe të qytetarëve, unë e kamë thënë dhe prapë po e përsëris, po të mos kishte organizim të sindikalistëve, mos të kishim sindikata, të sindikalistëve të zjarrfikëseve, nuk është dashur ky shërbim të jetë në këtë mënyrë, në këtë formë si është e paorganizuar... Ne kemi shumë probleme duke filluar që nga statusi i pazgjedhur, pastaj mosdefinimi i kompetencave të menaxhuara ose mosmarrja e përgjithësisë e punëdhënësit ndaj të punësuarve, ku çdo kërkesë që e kemi pasur deri më tani duke e hedhur njëri-tjetrit fajin, siç thash edhe në fillim. Një problem është çështja e statusit që po shpresoj që kjo do të zgjidhet, është bërë plotësim ndryshimi i ligjit për zjarrfikëseve, tani do të shkon në kuvend, nuk e di se ku ka mbet procedura, ende nuk kemi informata. Mirëpo është çështja e numrit të pamjaftueshëm të zjarrfikësve, mandej mungesa e pajisjeve, mungesa e sigurimit shëndetësor dhe në theks të veçantë çështja e rrezikshmërisë të cilin vendim e kemi me vendim të qeverisë më herët, tani na kanë eliminuar d.m.th. jemi larguar ose na kanë larguar rrezikshmërinë si kompozim shtesë në pagë që ka qenë”, u shpreh Beka.

Mungesa e zjarrfikësve në Kosovë po e bën të vështirë luftën kundër rasteve të mëdha dhe në këto raste detyrohen që të kërkojnë bashkëpunime nga komunat e tjera të Kosovës. Sipas tij, për çdo ditë zjarrfikësit në Prishtinë, intervenojnë mesatarit 3-4 raste, gjë që thekson se është numër i madh i rasteve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024