“Jeta është treguar mizore me mua” - shprehet Rodrygo pas lëndimit të rëndë
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
“Jeta është treguar mizore me mua” - shprehet Rodrygo pas lëndimit të rëndë
rodrgio
03/03/2026 - 20:55
Linku u kopjua

“Është një nga ditët më të këqija të jetës sime... sa shumë i jam frikësuar gjithmonë këtij lëndimi, kështu që mbase jeta është treguar paksa mizore me mua kohët e fundit”, u shpreh Rodrygo në letrën e tij publike pas konfirmimit të këputjes së ligamentit ACL.

Sulmuesi i Real Madridit shtoi me modesti: “Nuk e di nëse e meritoj këtë tani, por për çfarë mund të ankohem vërtet? Sa shumë gjëra të mrekullueshme kam jetuar tashmë... gjëra që gjithashtu nuk i meritoja”.

Duke konfirmuar humbjen e pjesës së mbetur të sezonit dhe ëndrrës së tij të madhe, ai shkroi: “Jam jashtë për pjesën tjetër të sezonit me klubin tim, jashtë Botërorit me shtetin tim, një ëndërr që të gjithë e dinë se sa shumë do të thotë për mua”.

Megjithatë, braziliani premtoi rikthim: “Kjo është një periudhë shumë e vështirë, por premtoj se nuk do të ndalem këtu, me siguri. Besoj se kam ende shumë gjëra të pabesueshme për të jetuar... është vetëm një pauzë e shkurtër. Zoti vazhdon të jetë në kontroll të çdo gjëje”.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026