Iniciatori i iniciativës politike Solidarnost Goran Jeshiq tha se në ditët në vijim fronti social në luftën kundër regjimit do të zgjerohet dhe shtoi se “regjimi ka përfunduar” dhe se i vetmi shpëtim për presidentin serb Aleksandar Vuçiq është që dikush të ofrojë atij azil.
“Ne nuk do të flasim me ju (Vuçiq), ju nuk jeni kompetent”. Shko, dekoro pemën e Krishtlindjes - i përgjigjen studentët. Ata tallen me të, i qeshin në fytyrë, gjë që e çmend. Ai është i pafuqishëm. Ai ka mbet vetëm”, tha Jeshiq në një intervistë për Pobjeda nga Podgorica, shkruan N1.
“Qëllimi është përfshirja e faktorëve të tjerë socialë në procesin e krijimit të Lëvizjes Solidarnost. Kemi fol me përfaqësues të disa universiteteve në Serbi, me profesorë, sindikata, juristë, prodhues bujqësor. Të gjithë janë këtu si unaza e parë që duhet ta përcaktojë politikën, ta artikulojë politikisht rebelimin dhe t'ua prezantojë partive politike”, tha Jeshiq.
Ai shpjegoi se kjo platformë politike do t'u ofrohet të gjitha partive opozitare.Lidhur me deklaratat e Vuçiqit se nuk do të lejojë formimin e një qeverie kalimtare, Jeshiq tha se kjo mund të nënkuptojë se ai "e dëshiron pikërisht atë që me sa duket nuk do".
“Qeveria kalimtare nuk mundet, por qeveria teknike mundet”. Këto janë gjëra të ndryshme. Megjithatë, para se të flasim për qeverinë teknike, duhet të përcaktohen qëllimet politike, çfarë pas qeverisë teknike, çfarë pas zgjedhjeve. Ne duhet të dëgjojmë se çfarë mendojnë klasa të ndryshme shoqërore për këtë”, tha Jeshiq.
Ai shtoi se kriza aktuale mund të zgjidhet me zgjedhje dhe vetëm ato që nuk janë organizuar nga Vuçiq dhe të cilat do të jenë të drejta dhe të ndershme.
Ai vlerësoi se "i vetmi hir shpëtimtar i Vuçiqit do të ishte që dikush t'i ofronte azil" dhe shtoi se njerëzit e tij nuk po i binden më, që nga anëtarët e SNS-së, manjatët e deri te mafia.
Ai tha se studentët e sotëm janë “aktualisht pika më e ndritur e kësaj Evrope të varfër”.
Ai tha se studentët e katër universiteteve - në Beograd, Novi Sad, Nish dhe Kragujevc - "janë shumë më të pjekur se ne dhe po luftojnë jo vetëm për lirinë e Serbisë, por edhe për lirinë e Evropës, Amerikës dhe Rusisë së korruptuar".
Ai shtoi se studentët e kuptojnë se ata janë “pishtari që ka për detyrë të zgjojë dhe të ndriçojë Evropën”.
Sipas tij, tubimi masiv i mbështetjes për studentët në Beograd, ku morën pjesë më shumë se 100,000 njerëz nga e gjithë Serbia, ishte një "stërvitje demonstruese".
Herën tjetër që do të vijmë në Beograd, nuk do të kthehemi në shtëpi”. “Studentët do të shkojnë në kampuse, ne do të qëndrojmë për ta zgjidhur problemin në mënyrë paqësore”, tha Jeshiq.