Jep dorëheqje kryeministri i Kanadasë, Trudeau: Kam luftuar për këtë vend
Bota
Lexohet për: 1 min.
bbsss
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se ai "luftoi për këtë vend" gjatë postit të tij të kryeministrit gati 10-vjeçar, pasi ai njoftoi dorëheqjen e tij si lider i partisë Liberale në pushtet.

“Çdo mëngjes që jam zgjuar si kryeministër, jam frymëzuar nga qëndrueshmëria, bujaria dhe vendosmëria e kanadezëve”, u tha ai gazetarëve të hënën. “Kam luftuar për këtë vend, për ty”, raporton CNN.

Trudeau renditi mbështetjen e administratës së tij për Ukrainën dhe politikën e tij gjatë pandemisë Covid-19, si ndër arritjet e tij më të mëdha që kur mori pushtetin në 2015.

"Ne u mblodhëm për të mbështetur njëri-tjetrin gjatë pandemisë ... për të qëndruar të fortë me Ukrainën dhe demokracinë tonë, për të luftuar ndryshimet klimatike dhe për të përgatitur ekonominë tonë për të ardhmen," shtoi ai. "Ne jemi në një moment kritik në botë”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025