Javën e ardhme nis vaksinimi kundër gripit në Kosovë
Lexohet për: 2 min.
thumbs_b_c_3705234a241dd3f133b883a4389e0479
1 vit më parë
Linku u kopjua

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se nga java e ardhshme do të fillojë vaksinimi kundër gripit.

Në njoftim thuhet se fillimisht duhet të vaksinohen personat e moshës mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët mbi 6 muaj me imunitet të dobësuar.

“Vaksinimi është mënyra më e thjeshtë dhe më efektive për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve serioze infektive. Po ashtu, pjesë e rëndësishme e përpjekjeve për të zbutur dhe ndaluar epidemitë dhe pandemitë e ndryshme. Nga java që vjen, në Kosovë fillon vaksinimi kundër Gripit. Personat e moshës mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët mbi 6 muaj me imunitet të dobësuar, bëjnë pjesë në grupet e rrezikut që duhet vaksinuar së pari”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

IKSHPK njofton se vaksina kundër Human Papilloma Virusit, vaksina kundër Pneumokokut dhe vaksina kundër Rotavirusit janë pjesë e Kalendarit të rregullt të vaksinimit 2023/2024 në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës iu bën thirrje qytetarëve të vaksinohen për të parandaluar sëmundjen, derisa shtojnë se nuk ka asgjë më të rëndësishme se shëndeti./Z.Zeneli/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025