Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me nderime shtetërore në Shqipëri
Lajme
Lexohet për: 1 min.
GDF
9 orë më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan po viziton sot Shqipërinë.

Presidenti Mohamed bin Zayed Al Nahyan, i cili vjen për herë të parë në Shqipëri si President i EBA, në krye të një delegacioni të nivelit të lartë, u prit në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” nga kryeministri Edi Rama.

Rama dhe presidenti Mohamed bin Zayed Al Nahyan, iu drejtuan Kryeministrisë, ku do të zhvillojnë një takim kokë më kokë në zyrën e kryeministrit Rama dhe në vijim do të firmoset një marrëveshje bashkëpunimi mes palëve.

Duke folur për këtë ngjarje, një ditë më parë, kryeministri Rama tha se vizita e Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe njërit prej udhëheqësve më të respektuar të botës së sotme, shënon një gur shumë të rëndësishëm kilometrik në rrugën e një miqësie dhe partneriteti që është forcuar shumë vitet e fundit.

Ndërkohë, para pak çastesh garda kombëtare është rreshtuar në nderim të Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, ku edhe u intonuan himni shtetëror i të dyja vendeve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025