Java e ardhshme me diell e reshje shiu
Lexohet për: 2 min.
Moti-1
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë parashikimin e motit gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë. Java që do të hyjmë do të karakterizohet me intervale diellore dhe reshje të shiut. Ditën e hënë do të mbretërojë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 22-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare. E marta do të jetë me diell dhe pjesërisht e vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 22-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.

Ditën e mërkurë do të mbretërojë mot i vranët dhe me intervale diellore. Vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu, Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 19-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugperëndimi. Të enjten do të merr mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu, të përcjella me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 20-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme. Ditën e premte do të mbretërojë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025