Java e 24-të në Superligën e futbollit: Fitore të Drenicës dhe Ferizajt, barazim në Prishtinë
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Java e 24-të në Superligën e futbollit: Fitore të Drenicës dhe Ferizajt, barazim në Prishtinë
Kanë përfunduar tri ndeshjet e sotme të javës së 24-të në Superligën e Kosovës në futboll, të cilat sollën rezultate interesante në garën për mbijetesë dhe për pozitat në tabelë.
Në një nga ndeshjet kryesore, Drenica ka shënuar fitore të madhe në udhëtim ndaj Gjilanit me rezultat minimal 0-1. Tri pikët janë shumë të rëndësishme për skuadrën nga Skenderaj, e cila me këtë fitore ngjitet në vendin e parafundit me 25 pikë, ndërsa Gjilani mbetet në pozitën e pestë me 36 pikë.
Në ndeshjen tjetër, Ferizaj ka marrë një fitore shumë të vlefshme ndaj Malishevës, duke siguruar tri pikë të mëdha që mund të ndikojnë ndjeshëm në renditjen e kampionatit dhe objektivat e skuadrës në këtë fazë të sezonit.
Ndërkohë, në kryeqytet nuk pati fitues. Prishtina dhe Prishtina e Re u ndanë në barazim, duke marrë nga një pikë secila në një përballje mjaft të luftuar.
Rezultatet e sotme e bëjnë edhe më interesante vazhdimin e sezonit në elitën e futbollit kosovar, ku gara mbetet e hapur si për mbijetesë ashtu edhe për pozitat në krye të tabelës.
Ndeshjet e rradhës do të zhvillohen nesër më 15 mars 2026, në kuadër të xhiros së 24-të.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.