Jashari i motivuar para ndeshjes me Viktoria Plzen: Do dalim me rezultat pozitiv
Sport
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Nesër me fillim nga ora 20:00 stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i përballjes mes Dritës dhe Viktoria Plzen, e vlefshme kjo për ndeshjen e kthimit të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Para ndeshjes në konferencë për media foli mesfushori i Dritës, Muharrem Jashari, i cili u shpreh tejet i motivuar për ta eliminuar një skuadër të madhe si Viktoria Plzenin, raporton KosovaPress.

“Na pret përballje e vështirë. Jemi përgatit maksimalisht për lojën kthyese sepse e kemi marrë një rezultat pozitiv, mendoj që nga kjo ndeshje do dalim me rezultat pozitiv”, tha Jashari.

“Duke e pa që Drita luan mirë gjithmonë në Evropë, pak fat na ka munguar në ndeshjet e kaluara, në këtë ndeshje duke pa rezultatin, kemi marrë një përparësi, një energji shtesë, duke pa që kemi edhe përkrahjen e tifozëve. Ndoshta ka ardhur koha që të mposhtim një ekip të madh që është Plzeni”, shtoi më tej Jashari.

Ndeshjen e parë si mysafire, Drita barazoi me Viktoria Plzenin pa gola 0:0.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024