Projektet mbi edukimin e fëmijëve, Osmani takon shefen e re të UNICEF-it
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim shefen e re të UNICEF-it për Kosovë, Veronika Vashchenko, me të cilën ka diskutuar mbi vazhdimin e bashkëpunimit dhe përpjekjet për përmirësimin e mirëqenies dhe zhvillimin e fëmijëve në Kosovë.

Osmani potencoi se partneriteti me UNICEF-in, është i rëndësishëm për zbatimin e programeve dhe politikave që mbështesin zhvillimin dhe mbrojtjen gjithëpërfshirëse të fëmijëve.

Ajoi vuri në dukje përpjekjet për  qasjen e fëmijëve në arsim cilësor dhe fuqizimin e mirëqenies së tyre.

Gjatë takimit, në veçanti u diskutua për projekte në përkrahje të edukimit të hershëm të fëmijëve, mbështetjen e fëmijëve me nevoja të veçanta si dhe ndikimin e ndryshimeve klimatike në shëndetin e fëmijëve.

Osmani, ndër të tjera, në këtë takim shtroi nevojën e zbatimit të programeve të fokusuara te fëmijët dhe promovimi i barazisë gjinore në të gjithë sektorët.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024