Jarazi: 181% turistë më shumë në Tiranë, u rrit dhe numri i netëqëndrimeve
Lexohet për: 2 min.
atsh
1 vit më parë
Linku u kopjua

Tirana pati këtë vit dyfishim të shifrave të turistëve, shifër që pritej pasi rrugët dhe atraksionet e kryeqytetit kanë qenë dukshëm të mbushura me vizitorë të huaj.

Shifrën e bëri të ditur në një intervistë për ATSh, drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit në bashkinë e Tiranës, Ketrina Jarazi, e cila theksoi se përveç dyfishimit të numrit të turistëve, është dyfishuar dhe kohëzgjatja e netëqëndrimit në Tiranë.

“Referuar statistikave të Infopoint-it pranë bashkisë së Tiranës, në vitin 2023 numri i turistëve të ardhur pranë sporteleve për të kërkuar informacion gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht 2023 është dyfishuar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe është rritur me 181% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021”, theksoi Jarazi.

“Koha e qëndrimit të turisteve gjatë vitit 2023 është dyfishuar në krahasim me vitin e kaluar duke u rritur 4 deri 7 netëqëndrimi në Tiranë”, bëri të ditur ajo.

Sa i takon origjinës së turistëve, Jarazi tha se “vendin e parë e zënë turistët evropianë: italianë, spanjollë, francezë dhe gjermanë. Por ka pasur rritje dhe nga vendet e tjera si nga SHBA, Australia dhe Azia”.

Atraksionet për të cilat është shfaqur interes lidhen kryesisht me sitet historike, kulturore dhe artistike.

Tirana ofron atraksione që nga lashtësia, mesjeta,  periudha e luftës, periudha komuniste e deri në ditët tona me veprat e artit publik të  ngritura së fundmi.

“Në kryeqytet të gjitha atraksionet vizitohen nga turistët që vijnë në kryeqytet sidomos ato të qendrës siç janë: Kalaja e Tiranës, Ura e Tabakëve, Pazari i Ri, Kulla e Sahatit dhe Xhamia e E’them Beut, Piramida – qendra me e re e teknologjisë në Ballkan, Muzeu “Shtëpia me Gjethe”, Muzeu Historik, Shtëpia Studio Kadare, BunkArt 1 dhe 2, që janë mjaft të kërkuara nga vizitorët e huaj, Sheshi Skënderbe, Memoriali Post Bllok, Shtëpia e Sali Shijakut, Galeria e Artit të Tiranës, etj”, u shpreh Jarazi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025