Japonia miraton ligjin për të ndaluar rënien e nivelit të lindjeve
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Parlamenti japonez miratoi të mërkurën një ligj të ri për të ndaluar rënien e nivelit të lindjeve, pasi vendi shënoi një normë rekord më të ulët të lindshmërisë totale vitin e kaluar.

Sipas ligjit të ri, qeveria do të zgjerojë shtesat e fëmijëve dhe lejen prindërore.

Miratimi i ligjit të ri vjen pasi qeveria e kryeministrit, Fumio Kishida "e sheh periudhën që çon deri në vitin 2030 si shansin e fundit për të ndryshuar trendin, me martesat e vona dhe shqetësimet financiare të përmendura shpesh si arsye për rënien e nivelit të lindjeve.

Kjo gjithashtu vjen pasi statistikat e fundit të qeverisë zbuluan se norma totale e lindshmërisë së Japonisë kishte rënë vitin e kaluar në nivelin më të ulët që nga viti 1947, kur filluan të dhënat.

Shkalla e fertilitetit, e cila tregon numrin e pritshëm të fëmijëve që një grua pritet të ketë, ra në 1.20.

Ai shënoi gjithashtu vitin e tetë radhazi që Japonia, shtëpia e rreth 125 milionë njerëzve, ka dëshmuar një rënie të vazhdueshme të lindshmërisë. (AA)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025