Japonia konfirmon mbi 180.000 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Më shumë se 180.000 raste të reja të koronavirusit u regjistruan sot në Japoni, duke thyer një rekord negativ për të dytën ditë radhazi, treguan shifrat e agjencisë së lajmeve Kyodo.

Regjistrime negative për numrin e pacientëve u regjistruan në Tokio dhe prefektura të caktuara, duke përfshirë Osaka dhe Fukuoka, pasi nënvarianti OMICron BA.5 u bë dominues në të gjithë vendin.

Sot në Tokio u regjistruan 31.878 raste të reja dhe për herë të parë numri i rasteve tejkaloi 30.000 brenda një dite, njoftoi qeveria e qytetit.

Rekordi i mëparshëm prej 21.562 u vendos më 2 shkurt. Guvernatori i Tokios, Yuriko Koike, tha se qyteti po bën çmos për të lehtësuar presionin ndaj shërbimeve shëndetësore dhe u bëri thirrje qytetarëve që të marrin doza përforcuese, si dhe të marrin të gjitha masat e mundshme parandaluese.

Rreth 125.6 milionë njerëz jetojnë në Japoni.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025