Analisti politik Dushan Janjiq tha sot se beson se do të arrihet një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës për ri-regjistrim për shkak se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka hequr dorë nga targat KM.
Janjiq i tha agjencisë Beta se Vuçiq propozoi në Bruksel që Serbia të mos shtypte targat e qyteteve të Kosovës (KM, PE, PR, PZ, DJ, GL, UR) në të ardhmen, por kryeministri i Kosovës kërkoi garanci nga Bashkimi Evropian dhe SHBA se ky vendim do të respektohet dhe se do të jetë pjesë e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
“Në Kosovë do të mund të voziten vetura me marka RKS dhe SRB të njohura ndërkombëtarisht, por jo me targa të qyteteve të Kosovës të lëshuara nga Ministria e Brendshme e Serbisë. Prandaj, banorët e veriut të Kosovës që nuk duan targa RKS do të duhet të regjistrojnë qëndrimin e tyre në Serbinë qendrore dhe të regjistrojnë veturat e tyre p.sh. KG, BG, LE dhe targa të tjera”, shpjegoi Janjiq.
Ai shtoi se numri i veturave me targa të qyteteve të Kosovës të lëshuara nga MPB-ja e Serbisë shumë shpejt do të zvogëlohet në një numër simbolik.