Jane Fonda shmang depresionin përmes stërvitjes
Lexohet për: 2 min.
aW1hZ2VzMS8yMDIwLzAyLzEwLzAwNzYxMjYwMDE1ODEzMzQ3NjAtMjI5LmpwZyYxMDAwJjY1MA==
2 vite më parë
Linku u kopjua

Jane Fonda ka zbuluar se ka shumë depresion në familjen e saj, por ajo beson se stërvitja e ndihmon atë për ta shmangur atë.

Aktorja 84-vjeçare zbuloi se ka shumë depresion në familjen e saj, ndaj bën gjithçka që mundet për ta shmangur atë.

"Unë vij nga një varg i gjatë njerëzish depresivë. Një nga mënyrat se si e shmang depresionin është përmes stërvitjes. Kur lëviz, kur ec, kur ushtrohem, depresioni largohet. Kjo dhe aktivizmi janë Dy anekdotat më të mira për depresionin për sa më përket mua. Dua të them, nëse nuk keni depresion kronik, gjë që është ndryshe," tha ajo për Vogue.

Jane zbuloi gjithashtu se ajo e sheh ushtrimin fuqizues dhe ka dëgjuar ndjenja të ngjashme nga gra të tjera që kanë bërë stërvitjet e saj të famshme gjatë viteve.

"Unë thjesht isha e magjepsur me mënyrën se si [njerëzit e përqafuan]. Dua të them , ndoshta njerëzit filluan ta bënin sepse donin të dobësoheshin, por gratë më thoshin: 'Unë nuk marr më insulinë për diabetin tim' ose, 'Unë qëndrova përballë shefit tim për herë të parë sepse mund të shihja muskujt në krahët e mi'. Ajo i fuqizoi gratë në mënyra shumë të thella. Unë isha vërtet e lumtur për këtë," tha ajo.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025