Ja si humbën jetën 146 punëtorë para 115 vjetësh
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ja si humbën jetën 146 punëtorë para 115 vjetësh
Untitled
25/03/2026 - 08:56
Linku u kopjua

Më 25 mars, të vitit 1911, nga zjarri që ra në një fabrikë veshjesh në qytetin e New Yorkut, humbën jetën 146 punëtorë, shumica e të cilëve gra të reja imigrante.

Hetuesit e aksidentit zbuluan më pas se pronari i fabrikës, kompania Triangle Shirtwaist, nuk kishte ndjekur rregullat themelore të qytetit për parandalimin e zjarreve.

Për më tepër kompania kishte mbyllur disa nga dyert e daljes për të ndalur punëtorët të vidhnin bluzat që prodhonin, ose për t’i ndalur ata që të merrnin pushime të shpeshta gjatë punës.

Hetimet zyrtare rezultuan në një ligj më të rreptë për sigurinë kundër zjarrit dhe në fonde shtesë për vënien e tij në zbatim. Ndërtesa e fabrikës ndodhet edhe sot në afërsi të Washington Square Park-ut në New York. Në hyrje të parkut është vendosur një pllakë që u kujton vizitorëve viktimat e zjarrit. Ndër të tjera në të thuhet se “nga martirizimi i tyre rrjedh një koncept i ri i përgjegjësisë sociale dhe ligjet e punës, për t’i bërë kushtet e punës në Amerikë më të mirat në botë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026