Ja pse opozita nuk e mbështet propozimin për faturat e tatimit sipas ministrit Murati
Lexohet për: 3 min.
Komisioni per buxhet - Hekuran Murati (14 of 16)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se me propozimin e tij që komunat t’i falin qytetarëve nga 100 euro për faturat e tatimit, 85% e tatimpaguesve nuk do të paguanin asgjë për vitin 2023 dhe 10 % të tjerë do të paguanin më pak se 100 euro për vitin 2023.

Ai derisa ka dhënë arsyet se pse opozita nuk e mbështet këtë propozim, nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka dhënë detaje edhe për ligjin e ri, në të cilin ka thënë se do të përfshijnë edhe dispozitën e faljes së faturës së tatimit deri në 100 euro për vitin 2023.

Postimi i plotë i Muratit:

Është shumë e thjeshtë, me propozimin tim, që secilit tatimpagues t’i falen deri në 100 euro të faturës së tatimit në pronë:

? 85% e tatimpaguesve nuk do të paguanin ASGJË për vitin 2023 (ata që tashmë kanë paguar, u llogaritet si parapagim për vitin vijues)

? 10% të tjerë do të paguanin më pak se 100 euro për vitin 2023

??Pra vetëm Top 5% e tatimpaguesve (që përfshin edhe bizneset) do tu binte të paguanin më tepër se 100 euro për tërë vitin 2023.

Mirëpo opozita e kundërshton këtë propozim që do të lironte 95% të tatimpaguesve, dhe kërkon që të kthehet vlerësimi i vjetër.

A e dini pse?

Sepse janë me qindra biznesmenë, ndërtimtarë e tregtarë, ku me vlerësimin që po kërkon opozita, secili do të paguante mijëra euro më pak. Sidomos bizneset ndërtimore, të cilat kanë në pronësi me qindra banesa që i mbajnë pa shitur, në mënyrë që artificialisht të mbajnë çmimet e larta për banesa.

Pra, me propozimin e opozitës/LDK-së:

? 95% e tatimpaguesve nuk do të përfitonin nga falja e tatimit në pronë

? Nëse e marrim vetëm një rast të një biznesmeni ndërtimtar, me vlerësimin e vjetër do të paguante 27 mijë euro më pak tatim sesa me vlerësimin e ri - raste të tilla ka shumë

? Një tjetër pronar marketesh, me vlerësimin e vjetër që po e kërkon LDK, do t’i binte të paguajë rreth 70 mijë euro më pak

Pra, qytetarë të dashur, kushdo që me të vërtetë ka hallin e qytetarëve, e mbështetë propozimin që secilit t’i falen deri në 100 euro nga fatura e tatimit në pronë.

E ata që kanë hallin e biznesmenëve e ndërtimtarëve, e mbështesin propozimin e opozitës që të MOS u lehtësohet barra 95%-shit, por të mbrohen ndërtimtarët e tregtarët.

—-

Ndërsa sa i përket ligjit të ri, këtë e thash edhe dje, në konferencë dhe para komisionit parlamentar, që si Qeveri shumë shpejt do ta dërgojmë ligjin në Kuvend.

Në ligjin e ri do të përfshijmë edhe dispozitën e faljes së faturës së tatimit deri në 100 euro për vitin 2023, si dhe do të rrisim fleksibilitetin e komunave dhe do të bëjmë tatimin progresiv për vitin 2024 e tutje, ashtu që, ata që kanë më pak të paguajnë më pak, ndërsa ata që kanë më shumë, të paguajnë më shumë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024