Ja nga sa vota i humbën partitë kryesore politike sipas rezultateve të deritashme preliminare
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ja nga sa vota i humbën partitë kryesore politike sipas rezultateve të deritashme preliminare
Partite 7062026
07/06/2026 - 23:25
Linku u kopjua

Lëvizja Vetëvendosje ka humbur afro 200 mijë vota, në raport me zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar.

Kjo të paktën, sipas rezultateve paraprake, ku del se ky subjekt që qeverisi me vendin që nga 2019-ta, ka marrë diku afro 290 mijë vota, në raport me mbi 487 mijë sa i kishte në zgjedhjet e 7 muajve më parë.

Por, kjo shifër nuk përfshinë edhe votat e diasporës dhe ato me kusht.
Sipas rezultateve preliminare, VV ka marrë më pak 44% të votave, që është të paktën 7% më pak se në dhjetor 2025.

E, në raport me zgjedhjet e kaluara,  rreth 50 mijë vota ka humbur Partia Demokratike e Kosovës. Nga 192,434 apo 20.19 për qind sa mori ky subjekt politik në zgjedhjet e 28 dhjetorit, sipas rezultateve të deritashme preliminare të KQZ-së, ka marrë 145,462 vota.

Ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar një rënie prej 4 mijë e 741 vota. Më 2025 kjo e fundit mori 126 mijë e 163 vota, ndërsa nga rezultatet e deritanishme preliminare i figurojnë 121 mijë e 422 vota.

Ndonëse në përqindje ka shënuar rritje, edhe Aleanca ka humbur afro 3 mijë vota. Në zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar (2025), Aleanca mori 52 mijë e 423 vota ndërsa në zgjedhjet e 7 qershorit, sipas rezultatit preliminar ka marrë mbi 49 mijë e 500 vota.

Mbi 2 mijë vota i ka humbur edhe Lista Serbe.

Rezultatet, 28 dhjetor 2025

Rezultatet preliminare, 7 qershor 2026

/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026