Izraeli sulmon objektet bërthamore dhe udhëheqjen ushtarake të Iranit
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Izraeli sulmon objektet bërthamore dhe udhëheqjen ushtarake të Iranit
Izraeli sulmon Iranin
13/06/2025 - 07:24
Linku u kopjua

Izraeli ka nisur sulme të papara ndaj Iranit, duke synuar programin e tij bërthamor dhe udhëheqësit e lartë ushtarakë në një sulm që kryeministri Benjamin Netanyahu tha se do të zgjasë.

Udhëheqësi suprem i Iranit tha se Izraeli do të përballet me "ndëshkim të rëndë".

Sulmi e zhyt Lindjen e Mesme në pasiguri të re, duke rritur rrezikun e një lufte rajonale, raporton CNN.

Gjenerali Hossein Salami - komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, u vra në sulm. Ai ishte ndër figurat më të fuqishme të vendit.

Sulmi vrau gjithashtu gjeneralmajor Mohammad Bagheri - oficerin më të lartë ushtarak të Iranit.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se "Operacioni Rising Lion" “[Luani që ngrihet] goditi impiantin kryesor të pasurimit të Iranit në Natanz, shkencëtarët bërthamorë dhe atë që ai e quajti "zemra e programit të raketave balistike të Iranit".

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio tha se nuk kishte përfshirje ose ndihmë të Shteteve të Bashkuara në sulme.

https://kosovapress.com/rubio-shba-ja-nuk-eshte-e-perfshire-ne-sulmet-kunder-iranit
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026