Izraeli shpall 'fazën e re' të luftës
Bota
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri izraelit i Mbrojtjes ka shpallur fillimin e një “faze të re” lufte teksa ushtria e kthen vëmendjen në frontin verior me Libanin.

Kjo pason dy ditë radhazi shpërthimesh në Liban. Shpërthime u raportuan dje kur shpërthyen pejxherët (pajisje të telekomunikimit me valë) e përdorur nga anëtarët e Hezbollahut, dhe shpërthime të tjera ndodhën sot, me origjinë nga radiot e dorës.

Duke folur me trupat izraelite, Yoav Gallant nuk përmendi shpërthimet misterioze.

Por ai vlerësoi punën e ushtrisë izraelite dhe agjencive të sigurisë, duke thënë se "rezultatet janë shumë mbresëlënëse".

Pas muajsh lufte në Gaza, ai tha se "qendra e gravitetit po zhvendoset në veri duke devijuar burimet dhe forcat".

"Ne jemi në fillimin e një faze të re të luftës - kjo kërkon guxim, vendosmëri dhe këmbëngulje," tha ai. /Skynews

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024