Izraeli publikon pamje nga rrëzimi i dronëve të Iranit
Bota
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Forcat e ushtrisë së Izraelit kanë publikuar pamje nga përgjigja e tyre ushtarake ndaj sulmit me dron të Iranit gjatë natës së kaluar. Sulmi i Iranit ndaj Izraelit me mbi 300 dronë, raketa lundrimi dhe balistike përfundoi pa pasoja të rënda pasi shumica dërmuese e tyre u kapën dhe u rrëzuan. Ushtria izraelite njoftoi se "shumica" e dronëve dhe raketave u kapën nga sistemi i mbrojtjes ajrore dhe "në bashkëpunim me aleatët strategjikë të Izraelit përpara se kërcënimet të arrinin në territorin izraelit".

Një numër i vogël raketash tokë-tokë goditën Izraelin, duke plagosur një vajzë. Një instalim ushtarak në jug u dëmtua. Mediat izraelite shkruajnë se mund të pritet një përgjigje izraelite. Dhe një gjë domethënëse në këtë. Ushtria izraelite ka thënë sot se shumë shpejt do t’i thërrasë dy divizione të rezervistëve për operacione në Gazë, ku është duke e luftuar Hamasin, grupin palestinez të shpallur terrorist nga SHBA e BE, pa ofruar më shumë hollësi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024