Izraeli pengon anijen për Gazën pranë Kretës dhe ndalon 175 aktivistë
Bota
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Izraeli pengon anijen për Gazën pranë Kretës dhe ndalon 175 aktivistë
Flota Izrael Gaza
30/04/2026 - 14:07
Linku u kopjua

Forcat izraelite kanë ndërhyrë ndaj një anijeje me ndihma për Gazën, duke ndaluar të paktën 22 anije në ujëra ndërkombëtare pranë ishullit grek të Kretës, sipas organizatorëve pro-palestinezë.

Organizatorët e Global Sumud Flotilla e kanë cilësuar veprimin si “pirateri”, duke pretenduar se anijet janë ndaluar rreth 965 kilometra larg Gazës dhe se personat në bord janë marrë në mënyrë të paligjshme.

Ministria e Jashtme e Izraelit tha se rreth 175 aktivistë nga më shumë se 20 anije janë ndaluar dhe po transportohen drejt Izraelit, duke e quajtur flotiljen një “truk PR”, raporton BBC, përcjell KosovaPress.

Sipas të dhënave të flotiljes, pjesa tjetër e anijeve po vazhdon lundrimin pranë brigjeve jugperëndimore të Kretës.

Flotilja me gjithsej 58 anije ishte nisur nga Spanja, Franca dhe Italia rreth dy javë më parë, me qëllim thyerjen e bllokadës detare të Izraelit ndaj Gazës.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026