Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant ka paralajmëruar Hezbollahun e Libanit se Bejruti mund të pësojë fatin e Gazës nëse grupi pro-iranian e tërheq Libanin në luftë.
“Atë që mund të bëjmë në Gaza, mund ta bëjmë në Bejrut”, tha Gallant gjatë një vizite në Izraelin verior, pranë kufirit me Libanin.
Ai shtoi se ky grup shiit po e tërheq Libanin në luftë.
Hezbollahu ka shkëmbyer zjarr me forcat izraelite në frontin libanezo-izraelit që nga 8 tetori dhe 70 luftëtarë të tij janë vrarë që atëherë. U vranë edhe disa civilë.
Autoritetet shëndetësore të Gazës thonë se më shumë se 11.000 njerëz, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, janë vrarë që kur Izraeli filloi operacionin e tij në brezin e vogël bregdetar prej 2.3 milionë banorësh.
Macron i bën thirrje Izraelit të ndalojë vrasjen e grave dhe foshnjave në Gaza - KosovaPress