Një person është arrestuar të mërkurën në Gjakovë.
I njëjti dyshohet se ka hedhur lëndë djegëse në veturat e Policisë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, e ka konfirmuar rastin për KosovaPress, por se ka thënë nuk i dijnë motivet se përse ka ndodhur një gjë e tillë.
“Sot rreth orës 17:50, i dyshuari mashkull kosovar i moshës madhore është arrestuar pasi që i njëjti, për motive ende të panjohura, ka hedhur lëndë djegëse në disa vetura të Policisë të cilat kanë qenë të parkuara në parkingun e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë”, ka thënë të mërkurën Elezaj.
As nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, nuk kanë treguar arsyet se përse i dyshuari ka ndërmarrë këtë veprim ndaj veturave të Policisë.
Në Zyrën për Komunikim me Publikun, kanë treguar se i dyshuari është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe se ndaj të njëjtit brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.
Sipas tyre prokurori i Shtetit, ka autorizuar hetuesit policor që të ndërmerren gjitha veprimet e nevojshme hetimore.