Hodhi lëndë djegëse në veturat e Policisë, arrestohet një person në Gjakovë
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës, më saktësisht e rajonit të Gjakovës ka arrestuar sot një person i cili dyshohet që ka hedhur lëndë djegëse në disa vetura të Policisë.

Kjo është konfirmuar për KosovaPress nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Sot rreth orës 17:50, i dyshuari mashkull kosovar i moshës madhore është arrestuar pasi që i njëjti, për motive ende të panjohura, ka hedhur lëndë djegëse në disa vetura të Policisë të cilat kanë qenë të parkuara në parkingun e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë”, ka thënë ai.

Sipas Elezajt, si pasojë e kësaj dy vetura janë përfshirë nga zjarri i cili është lokalizuar shpejtë.

“Dy vetura janë përfshirë nga zjarri i cili është lokalizuar shumë shpejt. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori  i shtetit me vendimin e të cilit është iniciuar rast "shkaktim i rrezikut të përgjithshëm", ka thënë më tutje ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024