Iu vdiq kolegu në krye të detyrës, policët kërkojnë sigurim jetëson dhe shëndetësor
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Iu vdiq kolegu në krye të detyrës, policët kërkojnë sigurim jetëson dhe shëndetësor
polici i vdekur ne vermice
29/06/2026 - 18:46
Linku u kopjua

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas vdekjes tragjike të një zyrtari gjatë orarit të punës, duke kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të ndërmarrin masa urgjente për sigurimin jetësor dhe shëndetësor të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Në reagimin e saj, sindikata thekson se humbja e jetës së një polici në krye të detyrës dëshmon edhe një herë rrezikun e madh me të cilin përballen çdo ditë zyrtarët policorë në shërbim të qytetarëve dhe ruajtjes së rendit publik.

Sipas sindikatës, ky rast rikthen në vëmendje nevojën urgjente për trajtimin e çështjeve jetike që lidhen me mirëqenien e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, duke pasur parasysh se ata kryejnë detyra me përgjegjësi të lartë dhe shpesh në kushte me rrezik të shtuar për jetën dhe shëndetin.

Sindikata u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që sa më parë të ofrojnë zgjidhje konkrete për këto çështje të kahershme, në mënyrë që zyrtarëve policorë t'u garantohet mbrojtja dhe përkrahja që meritojnë.

Në fund të reagimit, Sindikata e Policisë së Kosovës u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së policit të ndjerë, kolegëve të tij dhe gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për humbjen e rëndë në krye të detyrës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026