Iu erdhi fundi? Miliona dollarë investohen në vaksina pa përdorimin e gjilpërave
Lexohet për: 2 min.
fwgfwqg
1 vit më parë
Linku u kopjua

Fondacioni “Bill dhe Melinda Gates” ka investuar 23.6 milionë dollarë në kompaninë amerikane të bioteknologjisë “Micron Biomedial” për zhvillimin e aplikimit masiv të vaksinave pa përdorimin e gjilpërave.

Teknologjia e re bazohet në aplikimin e vaksinave me arna me mikro-gjilpëra të tretshme. Ajo është mbështetur prej kohësh nga ekspertët globalë të shëndetit për potencialin e saj për të rritur mbulimin e vaksinimit kundër sëmundjeve vdekjeprurëse.

Është më e lehtë për t'u transportuar dhe administruar sesa vaksinat tradicionale, veçanërisht në vendet më të varfra, ku vaksinimi i fëmijëve mbetet një sfidë. Megjithatë, rritja e prodhimit është një pengesë.

Në një vaksinim provë të të rriturve dhe të porsalindurve në Gambia këtë vit, teknologjia e vaksinës së fruthit dhe rubeolës e “Micron” rezultoi të ishte po aq e sigurt dhe efektive sa vaksina tradicionale dhe prodhoi një përgjigje të ngjashme imune. Vaksina është prodhuar nga Instituti i Serumit të Indisë.

“Teknologjia mund të ndihmojë në heqjen e barrierave kryesore për çrrënjosjen e fruthit dhe rubeolës në nivel global," tha James Goodson, shkencëtar i lartë në sektorin e imunizimit në Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, institucioni partner i “Micron”.

Ky lloj teknologjie eliminon nevojën për një urë të ftohtë gjatë transportit dhe aplikimi nuk kërkon një profesionist të kujdesit shëndetësor. Ajo gjithashtu mund të ndihmojë ata që kanë frikë nga gjilpërat, njoftoi kompania.

Financimi do të mundësojë zhvillimin e prodhimit të dhjetë milionë copëzave në vit për prova klinike më të mëdha dhe përdorim më të gjerë.

Tri vaksina të reja për fëmijë të moshës së hershme bëhen të obliguara - KosovaPress

​Miratohet vaksina për mbrojtjen e të sapolindurve nga RSV në ShBA - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024